Zëvëndësministri i Kurtit flirton me Limajn: Sjellja e tij, brenda rregullave demokratike

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka shfaqur haptazi “simpatinë” për ta patur Fatmir Limajn në qeveri.
Sallahu i VV-së ka thënë se sjellja e Limajt është brenda rregullave demokratike.
“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga aktorë politikë e parapolitikë, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikmëri kolaicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK-ja.
Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike.
Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar.
Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike”, shkruan Sallahu në reagim./Indeksonline/