75 Mall Live Search
16:33 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Zëvendësministri i MPB-së pret ekipin vlerësues për liberalizimin e vizave

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Selam Shkodra ka pritur në takim zëvendës drejtorin e drejtorisë së përgjithshme të Komisionit Evropian për migracion dhe punë të brendshme.

Ata ndodhen në kuadër të misionit vlerësues përfundimtar për zbatimin e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

“Sot me një ekip nga MPB dhe policia e Kosovës pritëm në takim z. Simon Mordue zv.drejtor i drejtorisë së përgjithshme të Komisionit Evropian për migracion dhe punë të brendshme dhe ekipin e tij në kuadër të misionit vlerësues përfundimtar për zbatimin e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, shkruan Shkodra në Facebook.