75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zëvëndësministri i MPJ-së, ofron pagën në mbështetje të Memorialit për Vëllezërit Bytyçi

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gani Dreshaj, ka ofruar pagën e tij në mbështetje të ndërtimit të Memorialit për Vëllëzërit Bytyçi.

Dreshaj e ka përkrahur iniciativën e marrë nga Daut Haradinaj duke thënë se ndërtimi i këtij memoriali do të zbukurojë kryeqytetin e Kosovës.

“E përshëndes iniciativën e Daut Haradinajt për ngritjen e Memoralit të Vëllezërve Bytyëi në qendër të Prishtinës.

Është nder dhe obligim yni që t’i lartësojmë në Kosovën e lirë tre djemtë tanë që kishin nënshtetësi amerikane, por Kosovën e donin të lirë dhe punuan shumë për këtë.

Në përkrahje të kësaj iniciative, pagën e radhës do ta ndajë në krijimin e fondit që Ylli, Agroni e Mehmeti të zbukurojnë me memoralin e tyre qytetin e Prishtinës”, shkruan Dreshaj në Facebook.

Iniciativa ka marrë përkrahje të madhe në vend dhe është në hapat fillestar arkitektonik para se të implementohet. /Indeksonline/