75 Mall Live Search
15:14 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Zëvendësministri i qeverisë së kaluar, emërohet drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit, në Prizren

Kryetari Haskuka emëron drejtorin e ri në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit.

Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrit nga sot do të udhëhiqet nga drejtori i ri i saj, Bajrush Sezairi.

Sezairi së fundi ka qenë zëvendësministër i qeverisjes së kaluar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Vendimi për emërimin e drejtori të ri në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit është marrë sot nga ana e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Sezairi në postin e tij të ri do ta zëvendësojë ish drejtorin, Refik Shaqiri.