22:23 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Zëvendësministri Arbër Geci ndër aktivitetet e tij ka listuar edhe pjesëmarrjen e tij në një takim me Kryeministrin dhe dy vizita studimore në Danimarkë e Suedi.

“Pjesëmarrje në takimin e zhvilluar në MASHT me kryeministrin Ramush Haradinaj. Qëllimi i takimit ishte koordinimi ndërinstitucional dhe rritja e seriozitetit të përgjegjësive kundrejt testit PISA”, shkruan ai në raportin e punës.

Zëvendësministri i Arsimit Abër Gecin , në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com shkruan se ka zhvilluar shumë takime me rektorë, dekanë, profesorë, mësimdhënës me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit.

Po ashtu thotë se ka takuar edhe përfaqësuesit e organizatave studentore për të njohur më afër problemet e tyre.

Geci ka listuar edhe dy vizita studimore në Danimarkë e Suedi, ku ndër tjera përmend edhe pjesëmarrjen e tij në diskutimet dy ditore për funksionimin e sistemit arsimor të këtyre dy vendeve.

Ai më pas thotë se ka marrë pjesë edhe në Ceremoninë e 48 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ndërsa ka shënuar si aktivitet edhe ndarjen e mirënjohjeve për mësimdhënës me 7 mars.