17:15 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran, preket nga koronavirusi

Zëvendësministri i shëndetësisë i Iranit Iraj Haririchi, i cili u shfaq në televizione i djersitur dhe i sëmurë për të paralajmëruar iranianët për koronavirusin dje, testi i kësaj epidemie i doli pozitiv, shkruan CNN, përcjellë Indeksonline.

Në një konferencë shtypi në televizionin kombëtar, Haririchi kolliti dhe fshiu djersët duke përdorur inde në disa raste. Ai më vonë u diagnostikua me koronavirus, sipas mediave shtetërore.

Ai ishte duke qëndruar pranë zëdhënësit të qeverisë Ali Rabiei për të folur për rastet më të fundit të koronavirusit në Iran.

Irani po përballet me shpërthimin më të madh të koronavirusit në Lindjen e Mesme, me numrin e dytë më të madh të vdekjeve pas Kinës./Indeksonline