75 Mall Live Search
13:25 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zv.ministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou, takon Shoqatën e të Plagosurve Civilë nga Minat

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou, ka pritur sot në një takim kryesinë e Shoqatës së të Plagosurve Civilë nga Minat.

Ai ka thënë se nga takimi me ta është njoftuar për sfidat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Ndou i ka siguruar mysafirët e tij se bashkë me ministrin Armend Zemaj, do të angazhohen maksimalisht për përkrahje e kësaj kategorie.

Njoftimi i plotë i tij:

Sot, prita në një takim me kryesinë e Shoqatës se të Plagosurve Civilë nga minat, z. Avni Lubovci-kryetar me antarët e kryesisë, z. Jehona Vërboci dhe z. Kristë Prenaj. U njoftova për sfidat dhe problemet të cilat i përcjellin në vazhdimsi. Në emër të MSH-së dhe të ministrit A.Zemaj u premtova se do të angazhohemi maksimalisht në përkrahjen e kësaj kategorie të invalidëve. Së bashku do ja dalim!