75 Mall Live Search
13:48 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zv.ministri shpërndan diagnozën e rreme për Covid-19

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Bekim Brestovci, ka shpërndarë një informacion jo adekuat për ndjekësit e tij.

Brestovci ka shpërndarë diagnozën e rreme se si duhet të trajtohet koronavriusi në ambientet e shtëpisë.

Kjo terapi trilluese sot është përgënjeshtruar nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka bërë thirrje që të mos ndiqen ato udhëzime.

Brestovci e ka mbajtur për disa minuta terapinë “fake” në profil, për ta larguar atë më pas./Indeksonline/