75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 29 Gusht 2023 / L K

Zëvëndësministri Tafarshiku viziton dy kryetarët e komunave në veri

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ka vizituar kryetarët e komunave Zveçan dhe Zubin Potok. Fillimisht Zv.Ministri Tafarshiku ka takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale.

Temë diskutimi gjatë këtij takimi ishte mundësia e investimeve kapitale dhe aplikimin e kësaj Komune në thirrjen “Programi për Zhvillim Rajonal 2024” të lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Gjithashtu, Zv. Ministri Ali Tafarshiku ka qëndruar edhe në Komunën e Zubin Potokut, ku është takuar me kryetarin, Izmir Zeqiri dhe Drejtorë të Drejtorive Komunale. Kryetarin Zeqiri, Tafarshiku e ka njoftuar me thirrjen e lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për projektet kapitale për vitin 2024.
Pjesë e vizitës ishte edhe drejtoresha ekzekutive të Agjensionit për Zhvillim Rajonal AZHR- Veri, Rreze Duli.