18:31 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Zëvendësministrja Krasniqi viziton prodhuesit vendor, thotë se në Kosovë ka prodhime cilësore

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi ka vizituar sot fabrikën e prodhimit të fasadave, ngjyrave dhe ngjitësit “Albafiks” nëDuhël të Suharekës që njoftoi pronarin e kësaj kompanie për grantet dhe mbështetjen e që e bën MTI-ja për prodhuesit vendor.

Krasniqi njoftoi pronarin e kompanisë, Lulzim Bujarin, për grantet e përputhshme që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me Bankën Botërore do t’i ndajnë për certifikimin e produkteve që të eksportohen në tregun e Bashkimit Evropian.

“Vizitat që po i realizojmë nëpër biznese kanë për qëllim t’i njoftojmë nga afër sipërmarrësit për grantet dhe lehtësirat që i ofron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në të bërit biznes. z.Bujari e njoftova që MTI dhe Banka Botërore do t’iu del në ndihmë prodhuesve me grante për certifikimin e produkteve që të jenë të gatshme për tregjet e Bashkimit Evropian”, tha Krasniqi.

Zëvendësministrja vlerësoi se në Kosovë janë duke u prodhuar produkte kualitative, që janë konkurruese në tregjet e huaja, duke shprehur gadishmëri për mbështetje nga ana e Qeverisë së Kosovës gjegjësissht MTI-së.

“Puna e kompanisë ‘Albafiks’ dëshmon se Kosovë prodhohen produkte cilësore, që po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, theksoi Krasniqi.

Zëvendësministrja po ashtu tha që vizita në këto biznese shërben edhe për t’i parë nga afër shqetësimet që i kanë, për t’iu dhënë zgjidhje në aspektin institucional.

Ndryshe, kompania “Albafiks”, ka të punësuar 12 punëtorë që ka filluar punën në vitin 2010 dhe prodhon kryesisht për tregun e Kosovës.