75 Mall Live Search
12:05 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / H F

Zëvendësohen pa paralajmërim punëtoret teknike të kuvendit, pas 3 muajsh grevë

Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga 250 euro në 550 euro.

Por, sot pas tre muajsh greve, punëtoret teknike janë zëvendësuar me punëtore të reja, e kjo pa paralajmërim.

Grevistet nuk janë lejuar as të hynin brenda kuvendit në mëngjes, por nënkryetarja Saranda Bogujevci ua hapi derën, duke i ftuar brenda në takim.