Zëvendëspresidenti amerikan po bëhet sërish baba
Zëvendëspresidenti JD Vance dhe zonja e dytë Usha Vance njoftuan se janë në pritje të ëmbël.
Në një njoftim të bërë sot, familja Vance tregoi se po pret ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të katërt, shkruan IndeksOnline.
“Jemi shumë të lumtur të ndajmë disa lajme emocionuese. Familja jonë po rritet!” shkroi Usha Vance në postimin në rrjetet sociale.

