Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian vizitë në Drenas, bën homazhe edhe në Prekaz
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland gjatë ditës së sotme do vizitojë Komunën e Drenasit.
Sipas një njoftimi të komunës, me këtë rast ai prite të bëj homazhe edhe në Kompleksin Memoral “Adem Jashari” në Prekaz.
Në agjendën e tij gjatë kësaj vizite në Drenicë e cila do zgjas rreth 5 orë, Wieland do të takohet edhe me kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovicin dhe do vizitojë Xhaminë e fshatit Zabel i Ulët, shkruan Indeksonline.
Kjo është agjenda e plotë e tij:
13:00 – Nisja e delegacionit nga Prishtina për në Drenas,
13:30-13:45 – Vizitë në Xhaminë e fshatit Zabel i Ulët,
14:00-14:30 -Takimi me kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale,
14:30 – Nisja për në Prekaz,
14:45-15:15 – Vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
15:35-16:10 – Vizitë në Ndërmarrjen e Ferronikelit në Drenas,
16:25-18 – Takim me këshilltarët komunal të Drenasit./Indeksonline/