Zëvendësuesi i Muriqit arrin te Fenerbahce, kosovarit i hapët rruga drejt Lazios

Vedat Muriqi tanimë është i lirë për të nënshkruar me Lazion pas një viti shumë të suksesshëm te Fenerbahce në Superligën turke.
Skuadra nga Stambolli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe sulmuesi nga Prizreni është i lirë të largohet, shkruan Indeksonline.
Ener Valencia ka arritur në Stamboll dhe pas testeve mjekësore, do të nënshkruajë kontratën me gjigantin turk.
Sulmuesi nga Ekuadori është pa kontratë dhe do t’i bashkohet Fenerbahces me kosto “zero”.
Së fundmi ai ka luajtur te skuadra meksikane Tigers UANL derisa më parë ka qenë pjesë e Premierligës te West Hami dhe Evertoni.
Nga ana tjetër, Muriqi do të largohet nga Fenerbahce derisa Lazio pritet t’ua japë turqve 18+2 milionë euro për kartonin e tij. /IndeksOnline/