20:31 / E Premte, 30 Shtator 2022 / MSH

Zgjatet orari i shërbimeve mjekësore në QMF në Bardhosh

Infektologu Izet Sadiku ka njoftuar mbi zgjatjen e shërbimeve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fsahtin Bardhosh.

Sipas Sadikut, deri të ky vendim ka ardhur pas kërkesës dhe numrit të madh të vizitave në këtë qendër.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të vizitave në këtë qendër, nga muaji tetor në këtë AMF do të zgjatet orari i ofrimit të shërbimeve mjekësore në dy ndërrime në mënyrë që qytetarët e kësaj pjese të komunës të kenë sa më afër shërbimet shëndetësore që iu nevoiten” shkroi Sadiku.

Ky është njoftimi i plotë i Sadikut:

Sot bashkë me kryesuesin e asamblesë së kryeqytetit z. Femi Kupina dhe zv/drejtorin e QKMF-së dhe asambleistët të kryeqytetit kemi vizituar AMF-(Ambulanca e Mjekësisë Familjare)në në Bardhosh për të parë nga afër shërbimet shëndetësore që ofrohen për qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit.

Duke pasur parasysh numrin e madh të vizitave në këtë qendër, nga muaji tetor në këtë AMF do të zgjatet orari i ofrimit të shërbimeve mjekësore në dy ndërrime në mënyrë që qytetarët e kësaj pjese të komunës të kenë sa më afër shërbimet shëndetësore që iu nevoiten.