Zgjedh një datë speciale/ Teuta me fjalë romantike ia shpreh dashurinë Adonisit

Aktorja e njohur kosovare Teuta Krasniqi nuk heziton që edhe në publik të shpreh dashurinë që ndjen ndaj bashkëshortit, Adonisit.
Edhe sot me rastin e ditëlindjes së tij u kujdes që t’ia zbukurojë ditën, shkruan Indeksonline.
Ajo ndau një imazh në të cilin të dy kanë pozuar të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.
“Dashuria ime, jeta ime, e dashura ime, shoku im më i mirë, e qeshura ime, shoku im shpirtëror, partneri im në jetë, burri im Një dhe i Vetëm, burri im i mrekullueshëm, Gëzuar Ditëlindjen shpirt. Nuk ka askund tjetër në botë që do të preferoja të isha , se sa pranë jush, gjithmonë dhe përgjithmonë. T’duuu@adonisihealth ️❤️❤️❤️”