75 Mall Live Search
23:03 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / MSH

Zgjedhet basketbollistja e vitit në Kosovë

Valbona Bytyqi, basketbollistja që vesh fanelën me numrin 9 të KB Penza, është zgjedhur basketbollistja e vitit 2021.

34 vjeçarja, bashkë me Penzën e Pejës, ka fituar kampionatin kosovar sivjet, Superkupen e Kosovës dhe atë të Ligës Unike.

Ajo është pjesë e ekipit të Penzës që nga viti 2011./Indeksonline/