75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 04 Maj 2023 / MSH

Zgjedhet drejtori i ri i Bankës Botërore

Drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore kanë përzgjedhur Ajay Banga për president të ri të këtij institucioni.

Banga do të ketë mandat pesëvjeçarë, që do të nisë nga 2 qershori 2023.

Ai ka shërbyer më së gjati në pozitën e zëvendëskryetarit të General Atlantic. Paraprakisht ka qenë president dhe drejtor ekzekutiv në Mastercard, organizatë botërore me afërsisht 24 mijë punëtorë.

Banga po ashtu ka qenë kryetar nderi i Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, ku ka shërbyer në vitet 2020-2022.

Ai ka lindur në Indi dhe ka bartur edhe pozita të tjera përgjatë karrierës së tij.