75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Zgjedhet personi i parë transgjinor i zgjedhur në Senatin e SHBA

Një politikan transgjinor u zgjodh në Senat për herë të parë në Shtetet e Bashkuara.

E nominuara demokrate Sarah McBride fitoi të martën në Delaware në një garë kundër republikanit Steve Washington.

Më parë, 30-vjeçari McBride zhvilloi një fushatë për të drejtat e komunitetit LGBTI.

McBride fitoi në një rreth fort demokratik që shtrihet nga veriu Wilmington deri në kufirin e Pensilvanisë.

Transgjinorizmi është një etiketë për identitetet gjinore të personave (meshkuj, femra, të dy, asnjëri), të cilët nuk përshtaten në modelet binare tradicionale të ndarjeve gjinore, përkatësisht identiteti gjinor i të cilëve nuk është i barabartë me gjininë e tyre.