75 Mall Live Search
18:42 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / A. M.

Zgjedhja e kryeprokurorit të Shtetit – Apeli ia refuzon ankesën Shqipdon Fazliut

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorit dhe kandidatit për Kryeprokuror, Shqipdon Fazliu dhe ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, e cila e kishte hudhur poshtë padinë si të paraqitur pas kalimit të afatit.

Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit, thuhet se ankesa e prokurorit Fazliu refuzohet si e pabazuar.

Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative, të 2 gushtit 2022, është vendosur të hidhet poshtë padia si e paraqitur pas kalimit të afatit.

Presidentja Osmani, mosdekretimin deri tash të Blerim Isufajt i zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, e kishte lidhur pikërisht me këtë kontest.