75 Mall Live Search
18:14 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / k.v

Zgjedhja e presidentit/ Seanca e jashtëzakonshme nuk nis me kohë

Në ora 18:00 ishte paraparë të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën, transmeton IndeksOnline.

Në sallën ku pritet të mbahet seanca, aktualisht nuk ka asnjë deputet nga mazhoranca as nga opozita. Administrata e Kuvendit është përgatitur për këtë seancë ndërsa pritet vetëm ardhja e deputeteve që ajo të nis.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë./IndeskOnline/