15:55 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zgjedhje pa asnjë incident në Malishevë (Foto)

Procesi i votimit në Komunën e Malishevës është duke rrjedhur pa incidente dhe parregullsi në votime.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë për Indeksonline se i gjithë procesi deri në orën 15:00 është i rregullt dhe nuk është regjistruar asnjë incident i vetëm.

Ai ka thënë se deri në orën 15:00 në votime kanë dalë 24% e qytetarëve me të drejtë vote.

Dalja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e 22 tetorit por një gjë e tillë është e pritshme në balotazhe.

Indeksonline ka qëndruar edhe në fshatin Banjë të Malishevës, për të parë nëse ka ndonjë parregullsi, mirëpo sipas menaxherit të qendrës Metë Krasniqi, gjithçka ka shkruar dhe po rrjedhë normalisht./Indeksonline/