75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / H F

Zgjedhjet 2025: KQZ fton qytetarët të bëjnë ndryshimet e nevojshme deri më këtë datë

Zgjedhjet komunale në Republikën e Kosovës do të mbahen më 12 tetor 2025, dhe përgatitjet institucionale për këtë proces tashmë kanë hyrë në fazën aktive.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të verifikojnë qendrën e tyre të votimit, për të siguruar pjesëmarrje pa pengesa në ditën e zgjedhjeve.

Qytetarët që duan të ndryshojnë qendrën e votimit mund ta bëjnë këtë deri më 29 gusht 2025, transmeton IndeksOnline.

Verifikimi apo ndryshimi mund të bëhet lehtësisht online në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së: qv.kqz-ks.org, ose duke kontaktuar në numrin zyrtar të informimit: 046 130 013.

Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm për qytetarët që janë shpërngulur nga vendbanimi i tyre, kanë ndryshuar komunën, apo kanë nevojë për të votuar në një lokacion më të përshtatshëm për arsye personale apo shëndetësore.

KQZ thekson se pjesëmarrja e informuar është thelbësore për një proces demokratik të drejtë dhe gjithëpërfshirës.