Zgjedhjet, Arben Mema, Klodiani, Qytetari me derr – Tirana plotë me ngjarje sot

Sot në gjithë territorin e Shqipërisë janë duke u mbajtur zgjedhjet nacionale.
Edhe pse ditë e dielë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka qenë e mbushur me ngjarje të pazakonta, transmeton Indeksonline.
Fillimisht, një qytetar Arben Mema hyri me veturën e tij në sheshin “Skenderbej” duke rrezikuar jetën e shumë personave.
Fatmirësisht, afër ishte një djalosh me emrin Klodian që e ndaloj në mënyrë spektakloare Arben Memën para se të shkaktonte ndonjë tragjedi.
Derisa qytetarët ishin mbledhur rreth veturës, një person me bicikletë u shfaq në shesh. Ai kishte të lidhur një derr që po e torturonte.
Qytetarët u munduan ta lironin derrin, por nuk ia arritën. Pasi shkoi qytetari me derr, motrat e Arben Memës erdhën tek sheshi “Skenderbej” të cilat ofenduan dhe sulmuan njerëzit prezent./Indeksonline/