Zgjedhjet e 12 tetorit, Posta e Kosovës nuk mund të dërgojë fletëvotimet në kontinentet jashtë Evropës

Më 12 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërkohë deri atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet e duhura.
KQZ, ka kërkuar që përmes një Operatori Ekonomik të kurorëzojë kontratë për shërbimet postare për votimin jashtë Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë, një tender i tillë është anuluar, vlera e së cilës ka qenë 230,000.00 euro.
“Duke marrë parasysh që shërbime të njëjta ofrohen nga autoriteti publik Posta e Kosovës, Sekretariati ka mbajtur takime me përfaqësuesit e tyre ku jemi informuar se kohëzgjatja e arritjes së dërgesave në kontinentet jashtë Evropës është afërsisht 2 javë, si dhe Posta e Kosovës nuk mund të kryej shërbimin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtetet, andaj është i nevojshëm kontraktimi i OE që kanë autorizime ose marrëveshje me kompanitë ndërkombëtare të postave të shpejta (Express) në mënyrë që KQZ të përmbushë obligimet ligjore për operacionin e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet Lokale 2025.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga E- prokurimi. /IndeksOnline/
