Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Rashiti: Do të monitorohen vetëm nga DnV, rreziku për manipulim kësaj here është më i madh
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, thotë se zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të monitorohen vetëm nga Demokracia në Veprim.
Rashiti vlerëson se ‘rreziku për manipulim kësaj here është më i madh”, duke shtuar se edhe organizatat ndërkombëtare do të varen nga vlerësimi i DnV-së.
Postimi i plotë:
Kesaj here jemi vetem ne dore te Demokracise ne Veprim (DNV-se) per monitorimin e zgjedhjeve.
Sic e kane bere gjithmone, DnV-ja do e beje prape me se miri.
Rreziku per manipulim kesaj here eshte me i madh. Eugen Cakolli Ismet Kryeziu.
Te gjithe, edhe organizatat nderkombetare, do te varen nga vleresimi i DnV-se./Indeksonline/

