75 Mall Live Search
12:31 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / S Z

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Vetëm një e treta e kandidatëve për deputetë janë gra

Nga 1180 kandidatë për deputetë që ka certifikuar Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit 789 apo 66.86 për qind janë burra, ndërkaq 391 apo 33.13 për qind janë gra, raporton KosovaPress. 

Këtë e bëri të ditur kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në diskutimin që misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Francës organizuan të hënën për pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore.

Radoniqi, tha se fuqizimi i rolit të grave në jetën demokratike është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit institucional dhe shoqëror.

Angazhim më të madh në fuqizimin e grave në institucioneve kërkuan edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot dhe kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk.