75 Mall Live Search
00:53 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet e 6 tetorit, ja sa i kushtuan KQZ-së vulat dhe jastëkët e tyre

Kanë mbetur edhe pak ditë që na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar thuajse të gjitha përgatitjet e nevojshme për një proces sa më të mirë elektoral.

Së fundmi, KQZ-ja ka kurorëzuar kontraten e radhës që ka të bëjë me furnizimin me vula dhe jastëkë për vula, shkruan Indeksonline.

Për kontraten “Furnizimi me Vula dhe Jastëk për Vula për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019”, janë ndarë fillimisht 31.500,00 euro, derisa e njëjta kontratë është arritur të kurorëzohet për shumën prej 14.100,00 euro.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 29.850,00./Indeksonline/