75 Mall Live Search
14:05 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet e 6 tetorit, KQZ-ja blen SMS për ta informuar stafin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mobilizuar për të kryer përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Ky institucion të martën ka blerë SMS për informim të stafit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, shkruan Indeksonline.

E gjithë kjo do t’i kushtojë KQZ-së 600 euro.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin për nënshkrimin e kontratës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Përfituesi i kësaj kontrate është operatori “Green Soft”.

Ndryshe, javën e kaluar KQZ është pajisur me UV sprej dhe me kabina letre për ditën e zgjedhjeve./Indeksonline/