75 Mall Live Search
20:29 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / MSH

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ BE-ja do të dërgojë mision për vëzhgim të procesit zgjedhor

Bashkimi Evropian do të dërgojë një mision për vëzhgimin e zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Diplomatik i BE-së, shkruan IndeksOnline.

Përfaqësuesja e lartë, Kaja Kallas, ka emëruar Nathalie Loiseau, si kryevëzhguese.

 “Misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë, me kërkesë të autoriteteve të saj, do të demonstrojnë mbështetjen e vendosur të BE-së për Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar më tej qeverisjen e saj demokratike. Prania e misionit në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe transparent, duke i lejuar votuesit e Kosovës të shprehin qartë zgjedhjet e tyre”, thuhet në njoftim.

Loiseau u shpreh se ndjehet e nderuar që do të përcjellë këtë proces dhe mezi pret të angazhohet me këtë detyrë.

“Ndihem e nderuar që shërbej si kryevëzhguesja e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve 2025 në Kosovë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të parat që do të zhvillohen sipas një ligji të ri zgjedhor, i cili ka marrë parasysh rekomandimet tona të mëparshme. Mezi pres të angazhohem me autoritetet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore në Kosovë”./IndeksOnline/