Zgjedhjet e 9 shkurtit/ KQZ-ja publikon listën e qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është publikuar lista e qendrave të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen, më 9 shkurt 2025.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.
Lista e qendrave të votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Qendrat e Votimit, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/qendrat-e-votimit/
Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org
Përmes të së njëjtës platformë elektronike, deri më 26 dhjetor 2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.