75 Mall Live Search
14:13 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Zgjedhjet e ardhshme të bëhen me lista të lira, pa u kufizuar vetëm në kandidatë të së njëjtës parti”

Albert Krasniqi nga KDI ka pasur një propozim mjaft interesant për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas tij në zgjedhjet e ardhshme është mirë të konsiderohet ndryshimi i votimit për kandidatë, duke kaluar nga lista të hapura në lista të lira,  apo ‘Free List’, transmeton Indeksonline.

“Në këtë sistem mund të votohet për kandidatë të partive të ndryshme, pa u kufizuar vetëm në kandidatë të së njëjtës parti“, ka thënë Krasniqi i cili është edhe monitorues i Kuvendi të Kosovës./Indeksonline/