75 Mall Live Search
17:59 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / AR

Zgjedhjet e brendshme në parti, mblidhet Kryesia e AAK-së

Kryesia e AAK-së sot është mbledhur për të diskutuar për zhvillimet politike e ekonomike në vend si dhe për zgjedhjet e brendshme në parti.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Indeksonline.

“Kryesia e AAK-së ka diskutuar sot për zhvillimet politike e ekonomike në vend.

Aleanca është gjithmonë përkrah kërkesave të qytetarëve dhe vazhdimisht do të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët për shkak të keqqeverisjes.

Gjithashtu, Kryesia ka diskutuar për mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në parti, që ka nisur nga fillimi i këtij muaji.

Pas këtij procesi të rëndësishëm, Aleanca do të dalë shumë më e konsoliduar”, thuhet në njoftim./Indeksonline/