15:34 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, KQZ mban mbledhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar në komunat e Mitrovicës së veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, njofton Indeksonline.

E marrja e këtij vendimi, ka bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet.

Mbledhja e KQZ-së do mbahet sot në ora 18:00.

Në këtë mbledhje pritet të merren veprimet e para për organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të këto komuna do të mbahen më 19 maj 2019. /Indeksonline/