Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë do të kushtojnë rreth 500 mijë euro

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është aprovuar edhe buxheti për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, rreth 500 mijë euro është shuma që do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës për organizimin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.
Në këtë mbledhje, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 491 mijë e 517 euro.
Fushata zgjedhore për të parin e Podujevës do të zgjasë 11 ditë, duke filluar nga 3 deri më 13 mars./IndeksOnline/