Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ: Pjesëmarrja 16.93 % deri në orën 16:00
Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.
473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.
Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.
Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por do të mbështesë kandidatët e pavarur.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 16:00, pjesëmarrja është 16.93 %.

