75 Mall Live Search
11:49 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Z S

Zgjedhjet e së dielës në 5 bashki, KQZ-ja shpërndan materialet zgjedhore


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot shpërndarjen e materilave për zgjedhjet në 5 bashkitë e vendit.

Të dielën votojnë 334.539 qytetarë në pesë bashki: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Sot përfundon fushata, ndërsa e shtuna është dita e heshtjes zgjedhore.

Në Vlorë garojnë Brunilda Mersini për PS-në dhe si kandidat i mbështetur nga PD-ja Dionis Sota, ndërsa i pavarur Gjergj Nika.

Në Berat, Ervin Ceca i PS-së përballet me kandidatin e mbështetur nga PD-ja, Pavlo Shkarpën.

Në Mat, Altin Bojni kandidaton për PS-në, Eduart Brahilika PD-në dhe  Suzana Pasha kandidon si e pavarur.

Në Cërrik, Florenc Doka (PS), Eligert Hima i Shqipëria Bëhet Amarildo Hoxha 

PD

Në Tepelenë, Gramoz Sako (PS) përballet me kandidatin e mbështetur nga PD-ja Gabriel Guma.

Kryebashkiakët që do të zgjidhen do të kenë mandat 1 vit e gjysmë, deri në zgjedhjet e pranverës 2027./Indeksonline/