75 Mall Live Search
10:42 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

Zgjedhjet komunale, ambasadori britanik vlerëson angazhimin institucional


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e nisi ditën e zgjedhjeve komunale me një vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Prishtinë. Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e tij për punën e palodhshme të institucioneve të përfshira në organizimin e procesit zgjedhor.

Ambasadori falënderoi Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe Prokurorin në detyrë për angazhimin e tyre dhe të ekipeve përkatëse në garantimin e një procesi të rregullt, pa probleme dhe demokratik.

“Ka kaq shumë njerëz që punojnë pa u lodhur pas kuintave sot për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe efikas,” tha ambasadori Hargreaves.

Ai shtoi se tani është radha e qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të votojnë./IndeksOnline/