Zgjedhjet lokale/ Deri tani në KQZ kanë arritur 3.481 pako të supozuara me fletvotime

Është duke vazhduar procesi i votimit përmes postës për 15.532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për IndeksOnline se deri më tani, KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime.
Periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së./IndeksOnline/