Zgjedhjet lokale/ Osmani nesër takohet me liderët e partive për caktimin e datës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me përfaqësuesit e partive politike në vend, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Ai shtoi se pas këtyre takimeve do të vendoset data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Me të gjitha partitë janë paraparë takimet për nesër. Njëherë janë takimet, pastaj caktohet data”, tha ai./IndeksOnline/