75 Mall Live Search
11:12 / E Martë, 02 Shtator 2025 / b l

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Limaj e Balaj-Halimaj mobilizojnë strukturat e NISMA-s në Prizren

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar strukturat drejtuese të NISMA-s në Prizren.

Në takim morën pjesë, kandidatja e këtij subjekti për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj si dhe kandidatët për asamblenë komunale.

“Prania e tij dha një mesazh të qartë për rëndësinë që Nisma i kushton Prizrenit dhe angazhimit të saj për qytetarët. Bashkë me kryetarin morën pjesë edhe kandidatët për Kuvendin komunal të Prizrenit, me të cilët u diskutua rreth organizimit të fushatës dhe vizionit për zhvillimin e qytetit”, thuhet në njoftim.