75 Mall Live Search
16:21 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / MSH

Zgjedhjet lokale/ Votohet në 910 qendra votimi

Në zgjedhjet e rregullta lokale të 12 tetorit të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, prej tyre rreth 44 mijë jashtë Kosovës.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku janë shqyrtuar e miratuar rekomandimet për caktimin e këshillave të vendvotimeve, ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, numri maksimal i votuesve, numri i vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht, certifikimi i listës së votuesve, numri i fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet lokale.

“2571 vendvotime dhe 910 qendra votimi që është më shumë se sa në zgjedhjet parlamentare që kemi pasur dhe në numrin e qendrave të votimit dhe numrin e vendvotimeve. Po ashtu, në secilën komunë do të kemi nga një qendër votimit që do të kenë disa vendvotime që numri i përgjithshëm i tyre 54 vendvotime që janë për votim me kusht”, ka thënë ai.

Elshani po ashtu ka bërë të ditur numrin e votuesve me të drejtë vote brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet lokale, si dhe të atyre që do të votojnë për herë të parë pasi të kenë mbushur 18-vjeç.

“Numri përfundimtar i listës së votuesve është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, Kjo listë përfshinë dhe personat mbi moshën 18-vjeç më 12 tetor, dhe po ashtu edhe të gjithë personat tjerë që jetojnë jashtë Kosovës dhe ata që jetojnë në Kosovë… Për votim jashtë Kosovës janë 43.933 votues pas verifikimit dhe afatit për kundërshtimin e listës së votuesve, është numri përfundimtar i votuesve që kanë të drejtë të votojnë jashtë vendit… Në bazë të komunave kemi votues për herë të parë janë 26 mijë e 799 votues që kanë arritur moshën 18-vjeç pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 10.700 votues që janë për herë të parë për këtë vit aktivizohen në regjistrin civil”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se qytetarët duhet të verifikojnë përmes platformës së KQZ-së qendrën se ku ata do të votojnë më 12 tetor.