Zgjedhjet lokale, Zejnullahu: Ka pasur 15 ankesa KPM-ja, 5 prej tyre nga PZAP-ja

Në një debat të organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë, përfaqësues të mediave, organizatave profesionale dhe institucioneve mediale kanë diskutuar për raportimin e mediave gjatë zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Ivana Vanovac nga Shoqata e Gazetarëve të Serbisë theksoi se procesi zgjedhor i fundit është shoqëruar me disa parregullsi sa i përket akreditimit të mediave që raportojnë në gjuhën serbe.
“Kishim një situatë ku 20 media që raportojnë në gjuhën serbe janë refuzuar për akreditim për zgjedhje dhe aktivitetet pas zgjedhore. Kjo ka qenë një situatë e palakmueshme për këtë veprim skandaloz të KQZ-së ku gazetarët janë ankuar te Paneli për Ankesa dhe Parashtresa.
Kishim një situatë që këto ankesa nuk ishin ardhur fare, KQZ-ja ka akredituar përpos një medium edhe pse nuk e dimë pse vetëm një media nuk është akredituar as pas 72 orësh sa ka qenë afati. Kur më pyet për presionet gjithsesi përherë ka tentime që të ndikohet në media unë personalisht isha ku një subjekt politik në Mitrovicën e Veriut një anëtar i një subjekti partiak që ishte kandiduar për kryetar komune, kur krejt haptazi në mënyrë të drejtpërdrejt ka tentuar të ushtroj presion ndaj një gazetare të Mitrovicës së Veriut, kjo ka qenë një situatë reale edhe ka imponuar pyetjet dhe ka insistuar që të ndezin sërish kamerën në mënyrë që të realizoj vetëm pyetjet që do ai”, tha ajo.
Kryetarja e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, Ardita Zejnullahu , foli për ndryshimet në rregulloret e KPM-së dhe ndikimin e tyre në media.
“Në komoditetin tonë në shtëpi tona ne marrim informata gjatë fushatave derisa gazetar dhe redaktor dhe përfaqësuese të mediave punojnë pa pushim gjatë fushatave zgjedhore një muaj. Sa i përket ndryshimeve ligjore ju e dini se ligji për zgjedhje është ndryshuar në vitin 2023. Komisioni i Pavarur për Media si organi rregullues i licenson i mbikëqyr mediat audiovizive radiotelevizionet e ka ndryshuar rregulloren përkitazi me këtë ligj…. Në bazë të asaj se çka kam parë ka pasur 15 ankesa Komisioni i Pavarur për Media gjatë kohës 5 prej tyre nga PZAP të tjera nga publiku apo individ të ndryshëm”, tha Zejnullahu.
Nga ana tjetër, kandidati për kryetar të komunës së Dragashit, Nedzmidin Sejdilar, theksoi se mediat lokale në këtë komunë kanë raportuar me korrektësi, por ka munguar mbulimi nga mediat qendrore.
“Një tjetër fakt ishte se në Komunën e Dragashit edhe gjatë mandatit tim si asambleist kishte raste kur pushteti mundonte të disiplinonte mediat nuk e di nëse e keni këtë informatë. Asnjë nga televizionet nga Prishtina nuk ka përcjellur fushatën në Dragash, nuk e di nëse ndokush këtu nga zotërinjtë gazetar ka një pasqyrë ose madje një fotografi në Dragash se si është zhvilluar fushata. Është dashur të jepet pak më shumë hapësirë edhe popullit votuesve se aty kishte çka për t’u parë në fushatë”, tha ai.
Ndryshe, pjesëmarrësit në takim u pajtuan se transparenca në proceset e akreditmit, pavarësia e mediave dhe zbatimi i drejtë i rregulloreve të KPM-së janë thelbësore për forcimin e gazetarisë profesionale në vend.