Zgjedhjet në Amerikë: Biden e mund Sandersin në hat-trick

Ish-nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka një epërsi gati të pakapërcyeshme ndaj senatorit të Vermontit, Bernie Sanders, pas fitores së të martës në Arizona, Florida dhe Illinois në zgjedhjet brenda demokratëve.
Biden bëri një kthesë në të tria shtetet. Ai apeloi për mbështetje direkte nga përkrahësit e Sanders.
Me hat-trickin e tij, Biden ndërmori një hap tjetër të madh drejt bërjes kandidat demokrat në garën për president të Amerikës, i cili do të përballet me Presidentin Donald Trump në nëntor.