Zgjedhjet në Amerikë, Hovenier: Zgjedhjet janë një akt esencial në demokraci

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se zgjedhjet janë gjithmonë një mënyrë për të festuar, ngaqë sipas tij, ato janë një akt esencial në demokraci.
Duke folur në eventin special të televizionit Kanal 10, të organizuar për zgjedhjet në SHBA, Hovenier ka thënë se kanë dashur që në këtë ditë speciale të festojnë për demokracinë amerikane.
“Zgjedhjet janë gjithmonë një mënyrë për të festuar sepse është një akt esencial në demokraci, ku qytetarët mund të shprehin vullnetin e tyre për të bërë zgjidhje për vendin e tyre”, ka thënë Hovenier në Kanal 10.
Tutje, Hovenier ka thënë se ka qenë një mundësi e mirë për t’u bashkuar me miqtë dhe studentët në Kosovë, për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për zgjedhjet në SHBA./Indeksonline/