75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / MSH

Zgjedhjet në Francë: Të majtët rrezikojnë Macronin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, rrezikon të fitojë edhe një mandat si i pari i shtetit, pas një koalicioni të bërë nga partitë majtiste të shtetit.

Dje u mbajt raundi i parë i votimit në kuadër të zgjedhjeve së Asamblesë Kombëtare dhe Aleanca e majtë-gjelbër mori një numër të konsiderueshëm votash.

Presidenti Macron përballet me një betejë në raundin e dytë të javës së ardhshme, për të fituar 289 vende dhe për të mbajtur shumicën e tij, shkruan BBC.

Ndonëse pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje ishte nën 50%, i pari i aleancës majtiste, Jean-Luc Melenchon njoftoi se është duke dominuar dukshëm me vota.

Melenchon është duke u bërë thirrje votuesve për të ushtruar të drejtën e tyre për të hedhur poshtë, siç thotë ai, “politikat katastrofike të shumicës së Macron”.

Ndonëse Macron fitoi një mandat të dytë në prill, ai duhet të sigurojë shumicën në Kuvend, gjithashtu.

Ai u zgjodh president i Francës për herë të parë në maj të vitit 2017.