75 Mall Live Search
20:36 / E Diele, 26 Shtator 2021 / AR

Zgjedhjet në Gjermani, vjen reagimi nga partia rivale e Merkelit

Ka përfunduar procesi i votimit në Gjermani, ku sot janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas rezultateve të Exit Poll-ve, thuhet se është një garë shumë e ngushtë midis CDU-së konservatore dhe SPD-së e qendrës së majtë se cila do të jetë partia më e madhe në parlamentin federal.

Olaf Scholz nga SPD (partia rivale e Angela Merkel CDU) thotë se janë duke pritur rezultatin përfundimtar teksa më pas fillojnë punën.

“Shumë qytetarë votuan sot për SPD sepse duan një ndryshim. Ju keni vendosur që përsëri duhet të ketë më shumë respekt në shoqërinë tonë. Tani ne jemi duke pritur për rezultatin përfundimtar – dhe pastaj fillojmë të punojmë!

Faleminderit të gjithë qytetarëve që na dhanë votën e tyre. Dhe faleminderit 400,000 anëtarëve të SPD që reklamuan çdo ditë se kjo tani është e mundur! Pragmatizmi, besimi, uniteti është ajo që kjo parti do të vazhdojë të tregojë në të ardhmen“, ka shkruar ai./Indeksonline/