75 Mall Live Search
14:06 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet në Izrael- rezultate tepër të ngushta, Netanjahu pa shumicë

Edhe pas zgjedhjeve të dyta në 5 muaj, Izraeli do ta ketë të vështirë të ketë një qeveri të re.

Rezultatet paraprake sugjerojnë se diferenca midis partisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe ish-kreut ushtarak Beni Gantz është tepër e ngushtë. Netanjahu pritet të fitojë nga 30 deri në 33 vende në Parlament, ndërsa sfiduesi kryesor i tij mes 32 dhe 34 vendeve.

Një kryeministri i nevojitet një shumicë prej 61 vendesh në Parlament. Partia e vogël e ish-ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Liberman, e cila ka siguruar 9 mandate, duket se do të jetë vendimtare në krijimin e qeverisë së re.  

Në një fjalim për mbështetësit mëngjesin e së mërkurës, Netanjahu u zotua të krijojë një qeveri koalicioni pa përfshirjen e partive arabe.

Ndërsa Beni Gantz u tha mbështetësve se lideri i Izraelit ishte mundur. Numërimi i votave po vazhdon dhe publikimi i rezultateve zyrtare pritet të shpallet gjatë ditës.