08:41 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet në Kanada: Fitore e ngushtë e Justin Trudeaut

Liberalët në Kanada kanë siguruar edhe katër vjet në pushtet, me gjithë kritikat e gjata për trajtimin e hetimit të korrupsionit dhe skandali i zi

Justin Trudeau ka arritur një fitore të ngushtë në zgjedhjet kanadeze. Ai ka fituar mandatin e dytë si kryeministër pas zgjedhjeve federale të vendit, transmeton Indeksonline

Mirëpo, fitorja e tij e ngushtë, do të thotë se ai do të drejtojë një qeveri minoritare që do të detyrohet të varet nga partitë e tjera për të qeverisur.

Liberalët ishin udhëheqës ose fitimtarë në 146 nga 304 zonat elektorale që kishin raportuar rezultatet.