Zgjedhjet në Kanada, Trumpi: Votoni për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA-ve

Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka postuar në llogarinë e tij të Truth Social, duke u kërkuar nga jashtë kanadezëve të votojnë për t’u bërë “Shteti i 51-të i dashur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Zgjidhni njeriun që ka forcën dhe mençurinë për të ulur taksat tuaja përgjysmë, për të rritur fuqinë tuaj ushtarake, falas, në nivelin më të lartë në botë, keni Makinën tuaj, Çelikun, Aluminin, Lëndë drusore, Energjinë dhe të gjitha bizneset tuaja, KATËTRIPSHË në përmasa, ME ZERO TARIFA OSE TAKSA”, shkruan ai.
Ai gjithashtu thotë se Amerika “nuk mund të subvencionojë më Kanadanë me qindra miliarda dollarë në vit që ne kemi shpenzuar në të kaluarën” nëse nuk është një shtet i SHBA, raporton BBC.
Kanadaja sot po voton për të ardhmen politike të vendit.